Supergrabitja, Zhduken Nga Qilari 83 Shishe Verë Me Vlerë 1.5 Milionë Euro

Supergrabitja, Zhduken Nga Qilari 83 Shishe Verë Me Vlerë 1.5 Milionë Euro

20:16, 29/01/2024
A+ Aa A-

Një grabitje rekord për nga vlera e mallrave por jo nga sasia është regjistruar në Francë.

Pronarët e një prej restoranteve më luksoze të Parisit kanë denoncuar në polici se nga qilari i tyre janë vjedhur 83 shishe verë, me vlerë 1.5 milionë euro.

Sipas raportimeve të mediave franceze, bëhet fjalë për restorantin Tour d’Argent, një nga më të vjetrit dhe më të shtrenjtit në Paris, i cili ka denoncuar vjedhjen në polici më 25 janar.

Gazeta Le Parisien raporton se në mesin e shisheve që u vodhën ishin disa Romanée Conti nga rajoni i Burgundisë, më e shtrenjta prej të cilave e vitit 1999 dhe që kushton 31,200 euro shishja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco