Iu nënshtrua një operacioni, Mbreti Charles II del nga spitali

Iu nënshtrua një operacioni, Mbreti Charles II del nga spitali

16:24, 29/01/2024
A+ Aa A-

Duke buzëqeshur dhe duke tundur dorën Mbreti Charles II la spitalin ku ishte shtruar tre ditë më parë pasi iu nënshrua një operacioni për zmadhimin e prostatës i cili rezultoi me sukses.

Charles doli nga Klinika e Londrës në Marylebone me bashkëshorten e tij Mbretëreshë Camilla pas tre netësh vëzhgimi.

Një turmë e madhe ishin mbledhur për të parë teksa Mbreti priste makinën për tu larguar.

Kishte një prani të fortë të oficerëve me unifromë të cilët qëndruan roje ndërsa çifti mbretëror u largua.

Pallati Buckingham lëshoi ​​një deklaratë pas lirimit të mbretit nga spitali, ku thuhej:

"Mbreti u lirua nga spitali këtë pasdite pas trajtimit të planifikuar mjekësor dhe ka riplanifikuar angazhimet e ardhshme publike për të lejuar një periudhë rikuperimi privat". 

Madhëria e tij dëshiron të falënderojë ekipin mjekësor dhe të gjithë ata që janë përfshirë në mbështetjen e vizitës së tij në spital dhe është mirënjohës për të gjitha mesazhet mbështetës që ka marrë ditët e fundit. 

Ai u diagnostikua me gjendjen beninje më 17 janar, ndërsa qëndronte në Birkhall, Aberdeenshire, pasi shkoi për një kontroll sepse po përjetonte simptoma.

Mësohet se ai ka dashur të ndajë lajmin për të inkurajuar burra të tjerë që të kontrollohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco