Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, gjendet një fëmijë tjetër i mbytur

Hodhi foshnjen e sapolindur në tualetin e një lokali, zhduket nëna

Hodhi foshnjen e sapolindur në tualetin e një lokali, zhduket nëna

11:55, 29/01/2024
A+ Aa A-
Një vajzë e porsalindur është gjetur e vdekur në tualetet e një lokali në Oulton, Leeds në Angli.

Nëna e vajzës është zhdukur, ndërkohë që autoritetet thonë se ajo ka përjetuar momente jashtëzakonisht traumatike.

Mjekët kur mbërritën e gjetën vajzën e porsalindur të pajetë në vendngjarje.

Klientët që ishin në pijetore lavdëruan stafin për trajtimin e situatës më të vështirë me të cilën mund të përballeshin pa shkaktuar alarm dhe panik. Menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjete sociale shkruan: Më vjen keq për të gjithë ata që ishin me ne gjatë gjithë kohës, kur ndodhi kjo situatë dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën. Një falënderim i madh shkon për ata që na ndihmuan ndërkohë që ne po luftonim si ekip.

DCI James Entwistle, nga Policia e West Yorkshire, i bëri thirrje urgjentisht nënës që të kontaktojë me ta ose të kërkojë ndihmë mjekësore.

Ai tha: Ky është një incident tragjik dhe ne po apelojmë urgjentisht që nëna e vogëlushes të na kontaktojë ose të kërkojë ndihmë mjekësore pasi ajo ka kaluar nëpër një provë jashtëzakonisht traumatike dhe mund të ketë nevojë për trajtim vetë. Kërkimet tona për gjetjen e saj vazhdojnë sot me partnerët e NHS, por prioriteti ynë kryesor mbetet mirëqenia dhe siguria e nënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco