Shpërthen zjarri në një cisternë nafte pas sulmit të Huthive me raketa Cisterna e naftës Marlin Luanda u godit në brigjet e Jemenit

Shpërthen zjarri në një cisternë nafte pas sulmit të Huthive me raketa

07:41, 27/01/2024
A+ Aa A-

Një cisternë nafte ka shpërthyer në flakë në Gjirin e Adenit, njoftoi operatori i saj, pasi rebelët Huthi thanë se e goditën me një raketë.

Lëvizja jemenase tha se kishte vënë në shënjestër Marlin Luanda të premten në mbrëmje.

Operatori Trafigura i tha BBC-së se sulmi shkaktoi  zjarr në një nga rezervuarët e ngarkesës së anijes dhe me pajisjet e zjarrfikësve po punohej për ta frenuar atë.

Zyrtarët amerikanë i thanë partnerit amerikan të BBC-së CBS se cisterna u godit nga një raketë balistike kundër anijes dhe një anije detare po i përgjigjej sinjalit të saj të fatkeqësisë.

Zyrtarët thanë se nuk raportohet për të lënduar.

Ky është sulmi më i fundit ndaj anijeve tregtare nga Huthi të mbështetur nga Irani në Detin e Kuq dhe rreth tij.

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thanë se incidenti ndodhi 60 milje detare në jug-lindje të Adenit.

UKMTO tha se anijet luftarake ishin të pranishme dhe po e mbështesnin anijen, duke shtuar se i gjithë ekuipazhi ishte raportuar i sigurt.

Po ashtu  paralajmëroi anijet e tjera që të kalojnë tranzit me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë.

Më vonë, Komanda Qendrore e SHBA tha se forcat e saj kishin kryer një sulm në orën 03:45 me orën lokale (00:45 GMT) të shtunën "kundër një rakete antianije Huthi në Detin e Kuq dhe që ishte përgatitur për t’u nisur". Ata "shkatërruan raketën si vetëmbrojtje", tha CentCom.

Trafigura më herët konfirmoi se cisterna Marlin Luanda ishte goditur nga një raketë në Gjirin e Adenit të premten dhe anijet ushtarake ishin nisur për të ofruar ndihmë.

"Pajisjet e zjarrfikësve në bord janë vendosur për të kontrolluar zjarrin e shkaktuar në një rezervuar ngarkesash në anën e djathtë," tha një zëdhënës i Trafigura.

"Siguria e ekuipazhit është prioriteti ynë kryesor. Ne mbetemi në kontakt me anijen dhe po monitorojmë situatën me kujdes."

Cisterna e naftës është me flamur të Ishujve Marshall.

Zëdhënësi ushtarak Houthi, Yaha Sarea tha se grupi përdori "një numër raketash të përshtatshme detare" dhe sulmi i së premtes ishte "i drejtpërdrejtë".

Kjo pason një incident të mëparshëm të premten, në të cilin UKMTO raportoi se dy raketa shpërthyen në ujë pranë një anijeje të vendosur në jug-perëndim të Adenit.

Që nga nëntori, Hothi-t kanë nisur dhjetëra sulme ndaj anijeve tregtare që udhëtojnë nëpër Detin e Kuq, një nga korsitë më të ngarkuara të anijeve në botë në shenjë solidariteti me palestinezët në Gaza, ku Izraeli po lufton Hamasin.

SHBA dhe Britania e Madhe kanë nisur sulmet ajrore ndaj grupit në përgjigje të sulmeve të tij, duke i bërë Houthis të paralajmërojnë se do të rrisin sulmet e tyre ndaj anijeve.

Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po i godasin Hothitë me sanksione për të ndërprerë burimet e tyre financiare./ar/sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco