Sllovakia mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE, por jo në NATO

Sllovakia mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE, por jo në NATO

11:28, 25/01/2024
A+ Aa A-

Kryeministri e Ukrainës, gjatë takimit të tij me homologun e tij sllovak shprehën dëshirën e tyre për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, gjatë takimit që patën në Uzhhorod, pranë kufirit të dy vendeve.

Kryeministri sllovak Robert Fico riafirmoi mbështetjen e tij për procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Europian, ndërsa ka vënë në dukje kundërshtimin e tij ndaj ambicieve të Kievit për t’u bashkuar me NATO-n.

Një ditë më parë, një deklaratë e kryeministrit të Sllovakisë se “nuk ka luftë në Kiev” shkaktoi bujë, edhe pse forcat ruse kishin nisur sulmet me raketa në rajon vetëm disa orë më parë.

“Unë u befasova dhe dua të falënderoj personalisht kryeministrin Schmihal, që arritëm të shkëmbejmë pikëpamje të ndryshme në një atmosferë konstruktive dhe miqësore”, tha Fico në një videomesazh pas takimit.

Ai theksoi se nuk beson se lufta që shpërtheu pas pushtimit rus të Ukrainës dy vjet më parë mund të përfundojë me mjete ushtarake. Ai përshëndeti planin e paqes të propozuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithëse e quajti atë jorealist.

Që nga marrja e detyrës në tetor, kryeministri sllovak ka ndërprerë ndihmën ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, ndërsa marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar për shkak të komenteve nxitëse nga Fico, i cili vuri në pikëpyetje sovranitetin e Ukrainës dhe argumentoi se Kievi duhet të bënte kompromis me Moskën madje edhe me lëshimet territoriale  për t’i dhënë fund luftës.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp për takimin e dy kryeministrave, të publikuar nga qeveria ukrainase, thuhet se Smikhal dhe Fico siguruan se vendet e tyre synojnë “të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe në frymën e besimit të ndërsjellë”, duke përmendur respekt për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Sllovakia është një nga vendet më pro-ruse në Bashkimin Europian dhe kryeministri Fico ka kundërshtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco