FOTO/ Fermerët francezë bllokojnë autostradat

FOTO/ Fermerët francezë bllokojnë autostradat

11:20, 25/01/2024
A+ Aa A-

Fermerët francezë kanë shkatërruar kamionë me ushqime, pasi protestat e tyre mbarëkombëtare për paga dhe kushte më të mira nuk tregojnë asnjë shenjë zbutjeje.

BFM TV tregoi imazhe të frutave që tha se ishin importuar nga Spanja  dhe Belgjika dhe ishin dëmtuar në anën e autostradës A7 në Francën jugore. Disa kamionë u bllokuan në autostradën A7 pranë fshatit Montelimar në rajonin Auvergne-Rhône-Alpes.

Sipas pjesëmarrësve të protestës, shumica e perimeve dhe frutave i janë dhuruar organizatës bamirëse Heart Restaurants, e cila ofron ndihmë ushqimore për banorët e vendit. Pjesa tjetër e mallit është hedhur në mes të rrugës ose është djegur.

“Nuk duam të shohim më produkte të huaja që nuk prodhohen në të njëjtat kushte.

Të gjitha këto produkte mund të prodhohen në Francë, por kjo është e kufizuar nga një numër i madh rregullash”, tha një nga fermerët për të njëjtin kanal televiziv.

Protestat, të cilat po fillojnë javën e dytë pas demostratave si vendet fqinje si Gjermania, vijnë pasi fushata për zgjedhjet europiane të qershorit janë intensifikuar. Trazirat janë sfida e parë e madhe për kryeministrin e ri Gabriel Atal.

Protestat kanë bllokuar disa rrjete kryesore transporti në Francën jugore këtë javë dhe ka pasur shenja se ato po përhapen. Fermerët në Francë, prodhuesi më i madh i produkteve bujqësore në Bashkimin Europian, tha se nuk po paguhen sa duhet dhe po penalizohen nga ligjet e shumta mjedisore.

Disa nga shqetësimet e tyre, si konkurrenca nga importet më të lira dhe rregullat mjedisore, janë njësoj me pjesën tjetër të BE-së, ndërsa disa të tjera, si negociatat për çmimin e ushqimeve, janë më specifike për Francën.

Ngjarja vjen pas tragjedisë së një dite më parë kur një fermere protestuese humbi jetën dhe bija e bashkëshorti i saj janë plagosur rëndë, nga një makinë që përplasi barrikadat e kashtës në autostradë.

Veprimi fermerëve francezë vjen pas atij të fermerëve në Gjermani, Rumani, Holandë e Poloni që kanë dënuar rregullat e BE për shkurtim të subvencioneve dhe kufizim ‘ekologjik të prodhimit.

“Ne nuk do të heqim bllokadën derisa kryeministri të bëjë njoftime konkrete, koha e bisedave ka mbaruar”, tha për mediat fermeri protestues Arnaud Gaillot ne perëndim te Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco