Humbën jetën 74 persona, gjenden kutitë e zeza të avionit, Kremlini: Akt monstruoz i Kievit

Humbën jetën 74 persona, gjenden kutitë e zeza të avionit, Kremlini: Akt monstruoz i Kievit

10:47, 25/01/2024
A+ Aa A-

Të dy kutitë e zeza të avionit të Forcave Ajrore Ruse që u rrëzua të mërkurën, në rajonin e Belgorod pranë kufirit me Ukrainën janë gjetur, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar shërbimet ruse të sigurisë.

Rusia akuzon Ukrainën për rrëzimin e avonit, ku sipas saj në të ndodheshin të burgosur lufte që do të shkëmbeheshin. Ukraina nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se avioni është rrëzuar nga forcat e armatosura ukrainase  siç pretendon Moska.

Gjithashtu nuk ka konfirmuar se në bord ishin të burgosur ukrainas të luftës dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar.

Kremlini e quajti një “akt monstruoz” të Kievit.

“Fakti që ukrainasit vranë të burgosurit e tyre, qytetarët e tyre që do të ktheheshin në shtëpi praktikisht në 24 orë, është padyshim një akt absolutisht monstruoz,” vuri në dukje zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov;

Sipas Moskës, një avion i Forcave Ajrore Ruse Ilyushin Il-76 u rrëzua ditën e djeshme, 45 kilometra nga kufiri me Ukrainën, në rajonin Belgorod të Rusisë, ndërsa mbante 65 robër lufte ukrainas që do të shkëmbeheshin.

Sipas autoriteteve ruse, të 74 personat në bordin e avionit humbën jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco