U financua nga ‘Sorosi’ i ri/ Ramaswamy: Nikki Haley të tërhiqet nga gara

U financua nga ‘Sorosi’ i ri/ Ramaswamy: Nikki Haley të tërhiqet nga gara

10:21, 25/01/2024
A+ Aa A-

Republikanët kërkojnë që Nikki Haley të tërhiqet nga gara presidenciale, duke thënë se ajo ka marrë donacione të dyshimta.

Gjatë festës pas primareve në New Hampshire është ngritur kjo kërkesë, raportojnë mediat amerikane.

Ndërkohë ish-kandidati presidencial, Vivek Ramaswamy tha se nëse Nikki Haley nuk tërhiqet nga gara, atëherë ajo ka motive të errëta për të vazhduar.

“Unë mendoj se nëse ajo qëndron në këtë garë, do të thotë se në lojë janë forca të errëat,” tha Ramaswamy për Fox News.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ajo të mposhtë Donald Trump përmes derës kryesorë, prandaj nuk është mister që njerëzit që mbështesin Nikki Haley janë pikërisht njerëzit që gjithashtu po paguajnë paditë për të mbajtur zotin Trump larg votimit,” tha ai.

Ramaswamy shtoi se ishte një ‘kthesë e errët’ kur u pa se bashkëthemeluesi i LinkedIn, Reid Hoffman, të cilin konservatorët e quajnë ‘George Soros i ri’, të jepte donacione për Haley dhe gjithashtu të mbështeste financiarisht paditë kundër ish-presidentit Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco