Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

BE 'në aleancë' me disa porte për të luftuar kundër trafikimit të drogës

BE 'në aleancë' me disa porte për të luftuar kundër trafikimit të drogës

09:44, 25/01/2024
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian së bashku me autoritetet portuale evropiane nisën të enjten një aleancë të re publiko-private për të rritur ekspertizën dhe shkëmbimin e informacionit për të ndihmuar në trajtimin e kontrabandës së drogës dhe krimit të organizuar në bllok. Aleanca vjen pasi konfiskimet e kokainës në BE janë në nivele rekord, me më shumë se 300 tonë të konfiskuar çdo vit.

"Evropa ka një problem të madh të krimit të organizuar dhe ne e dimë se burimi i saj i të ardhurave është droga", u tha gazetarëve komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson në portin Antwerp të Belgjikës, raporton Reuters.

Ministrja e Brendshme belge Annelies Verlinden shtoi se një Evropë më e fotë është e vetmja mënyrë për të luftuar me sukses rrjetin kriminal.

Në BE, gati 70% e të gjitha konfiskimeve të drogës të bëra nga doganat ndodhin në porte dhe shefja e Europol-it Catherine De Bolle tha se trafiku i drogës është ende tregu më i madh kriminal.

Partneriteti, i cili përfshin gjithashtu ndihmën e Europol-it dhe Eurojust-it, do të japë 200 milionë euro për të ndihmuar doganat e BE-së dhe synon të rrisë ndërgjegjësimin duke mbështetur edhe autoritetet portuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco