Komplotuan për vrasjen e Presidentit Maduro, arrestohen 32 persona në Venezuelë, prokurori: Informacionet mbi planet…

Komplotuan për vrasjen e Presidentit Maduro, arrestohen 32 persona në Venezuelë, prokurori: Informacionet mbi planet…

12:51, 23/01/2024
A+ Aa A-

Policia e Venezuelës ka arrestuar 32 persona, civilë dhe ushtarakë, pas një hetimi një mujor mbi pjesëmarrjen e tyre në një “komplot” për të vrarë presidentin Nicolas Maduro.

Lajmi u bë i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm, Tarek William Saab, i cili ka sqaruar se të gjithë të dyshuarit kanë rrëfyer dhe zbuluar informacione rreth planeve.

Ai sqaroi se të arrestuarit ishin akuzuar për tradhti.

Saab tha se urdhrat e arrestit janë lëshuar për 11 persona të tjerë, duke përfshirë aktivistë të të drejtave, gazetarë dhe ushtarë në mërgim, për komplotin e supozuar që synonte gjithashtu ministrin e Mbrojtjes, Vladimir Padrino.

Padrino tha në të njëjtën konferencë për shtyp se një operacion që filloi vitin e kaluar për të zbuluar detajet e komplotit të supozuar u mbajt sekret pasi përkoi me “bisedimet” midis Maduros dhe Shteteve të Bashkuara që rezultuan në një shkëmbim të të burgosurve.

Ai fajësoi për komplotin “të djathtën ekstreme”, siç zakonisht qeveria e Maduro i referohet opozitës, me “mbështetje” të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA) dhe Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA).

Maduro u zgjodh në vitin 2018 për një mandat të dytë, të njëpasnjëshëm, i pa njohur nga dhjetëra vende dhe u përball me një breshëri sanksionesh.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco