Rriten indinjata dhe ndasitë politike në Izrael, mes thirrjeve për lirimin e pengjeve

Rriten indinjata dhe ndasitë politike në Izrael, mes thirrjeve për lirimin e pengjeve

20:46, 20/01/2024
A+ Aa A-

Të afërmit e pengjeve izraelite që mbahen nga militantët e Hamasit në Gazë protestuan para shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu të shtunën, duke kërkuar nga qeveria e tij të ndërmarrë hapa vendimtarë për të siguruar lirimin e të dashurve të tyre, ndërkohë që thellohen ndasitë mbi drejtimin e luftës brenda kabinetit izraelit.

Anëtarët e një grupi që përfaqëson familjet e pengjeve thanë se "ishin lutur për 105 ditë" dhe tani kërkojnë nga qeveria të ndërmarrë hapa të guximshëm për të liruar pengjet.

Ish-shefi i ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot, anëtar i Kabinetit të Luftës së Izraelit, ka thënë se armëpushimi është mënyra e vetme për të siguruar lirimin e tyre, një koment që nënkupton kritika ndaj strategjisë aktuale të Izraelit për të mos hequr dorë nga lufta kundër militantëve të Hamasit deri sa ajo organizatë të shkatërrohet.

Protesta para shtëpisë së kryeministrit dhe komenti i zotit Eisenkot janë shenja të mosmarrëveshjeve në rritje në Izrael mbi drejtimin e luftës, që është në muajin e katërt.

Udhëheqja e Izraelit përballet me presione nga disa drejtime. Nga njëra anë, zoti Netanyahu përballet me anëtarët e krahut të djathtë të koalicionit të tij qeverisës që duan intensifikimin e luftën kundër Hamasit. Nga ana tjetër ai po has thirrje për përmbajtje nga aleati i vet, SHBA dhe familjet e pengjeve, të cilët kanë frikë se përshkallëzimi i aktivitetit ushtarak rrezikon më tej jetën e pengjeve.

Udhëheqësi izraelit ka thënë se synon "fitoren e plotë" ndaj Hamasit, por nuk ka thënë se si do ta arrijë atë. Kritikët e kanë akuzuar atë se nuk po lejon hapjen e një debati në nivel kabineti për një skenar të pasluftës për Gazën. Ata thonë se Netanyahu po e zvarrit një gjë të tillë për të parandaluar përplasje brenda koalicionit të tij.

bo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco