Biden: Pa një zgjidhje me dy shtete Izraeli nuk është i sigurtë

Biden: Pa një zgjidhje me dy shtete Izraeli nuk është i sigurtë

15:45, 20/01/2024
A+ Aa A-
Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se një rrugë drejt një shteti të pavarur palestinez është e mundur, pas bisedimeve të tij të para me Benjamin Netanyahu në gati një muaj. Kishte një sërë zgjidhjesh me dy shtete, mes tyre një qeveri jomilitarizuar si disa anëtarë të OKB-së, sugjeroi presidenti.

I pyetur nëse një zgjidhje me dy shtete ishte e pamundur derisa Netanyahu ishte ende në detyrë, Biden tha: “Jo, nuk është”.

Zoti Biden ishte përpjekur ta planifikonte thirrjen “për shumë kohë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke mohuar se kjo erdhi si përgjigje ndaj komenteve të Netanyahu të enjten, në të cilat ai kundërshtoi shtetësinë palestineze që nuk garantonte sigurinë e Izraelit.

Shtëpia e Bardhë tha: “Presidenti diskutoi gjithashtu vizionin e tij për një paqe dhe siguri më të qëndrueshme për Izraelin të integruar plotësisht brenda rajonit dhe një zgjidhje dy shtetesh me sigurinë e Izraelit të garantuar”.

Benjamin Netanyahu dukej se kundërshton sovranitetin palestinez në komentet e bëra sot, duke u kundërshtuar në dukje kundër përmbledhjes së bisedimeve të dyshes nga Joe Biden.

Zoti Biden tha se një rrugë drejt një zgjidhjeje me dy shtete ishte e mundur ndërsa Netanyahu ishte ende në detyrë, me një qeveri të pamilitarizuar që ishte një opsion i mundshëm.

Por zyra e kryeministrit izraelit ka thënë: “Në bisedën e tij me Presidentin Biden, kryeministri Netanyahu përsëriti politikën e tij se pasi Hamasi të shkatërrohet, Izraeli duhet të mbajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën për të siguruar që Gaza nuk do të përbëjë më një kërcënim për Izraelin, kërkesë që bie ndesh me kërkesën për sovranitet palestinez”.

I pyetur për të sqaruar nëse zoti Netanyahu është kundër çdo lloj shtetësie palestineze, zyra e tij nuk u përgjigj menjëherë.

Të enjten, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të zgjidhur sfidat afatgjata të sigurisë të Izraelit dhe sfidat afatshkurtra të rindërtimit të Gazës pa krijimin e një shteti palestinez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco