Biden: Nëse SHBA tërhiqet nga Ukraina, trazirat mund të përhapen në Europë

Biden: Nëse SHBA tërhiqet nga Ukraina, trazirat mund të përhapen në Europë

14:59, 20/01/2024
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden po përpiqet të bindë anëtarët e Kongresit të SHBA-së që të miratojnë ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën, duke paralajmëruar se trazirat mund të përhapen në të gjithë Europën nëse nuk dërgojnë ndihma.

Ndihma për Ukrainën, e cila është pezulluar në Kongres për disa muaj të tërë, është pjesë e një projektligji që do të sigurojë gjithashtu fonde për ndihmën ushtarake për Izraelin dhe Tajvanin.

Në tetor, Biden kërkoi 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën, një pjesë e të cilave do të përdorej për të rimbushur rezervat amerikane. Kongresi miratoi më parë rreth 75 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Biden ka paralajmëruar për muaj të tërë, se diçka e tillë do të ketë pasoja kishte pasoja të rënda për Ukrainën dhe rendin më të gjerë botëror. Biden paralajmëroi gjithashtu se trazirat mund të përhapen në Europë nëse Kongresi nuk miraton më shumë ndihmë për Ukrainën.

“Nëse ne tërhiqemi dhe lëmë Rusinë të vazhdojë sulmet e saj derisa të mposhtë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit?

Çfarë mendoni se do të ndodhë me vendet nga Polonia në Hungari?, tha Biden gjatë një takimi me kryebashkiakët amerikanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco