Raporti: Mbi 42 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë

Raporti: Mbi 42 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë

10:27, 20/01/2024
A+ Aa A-

Të paktën 42.284 pjesëtarë të ushtrisë ruse janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, sipas hulumtimeve të gazetarëve prej Mediazona dhe transmetuesit britanik BBC, të cilët kanë verifikuar identitetet e ushtarëve të vrarë.

Në këtë shifër përfshihen 5.089 ushtarë të mobilizuar dhe 7.810 të burgosur, të rekrutuar prej burgjeve ruse, kanë thënë këto dy organizata mediale, shkruan REL.

Gazetarët kanë thënë se prej totalit të të vdekurve, 3.053 kanë qenë oficerë dhe 349 kanë pasur gradën e nënkolonelit e më lart.

Gazetarët i kanë bazuar hulumtimet e tyre në të dhënat prej burimeve të hapura, përfshirë njoftimet për vdekje në media, apo mesazhet e publikuara në rrjetet sociale prej familjarëve të viktimave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco