VIDEO/ Putin zhytet në ujërat e akullta, nderon traditën për festën e Epifanisë

VIDEO/ Putin zhytet në ujërat e akullta, nderon traditën për festën e Epifanisë

09:32, 20/01/2024
A+ Aa A-

Një video e cila tashmë është bërë virale tregon diktatorin rus Vladimir Putin teksa zhytet në ujërat e akullta, traditë e festës ortodokse të Epifanisë.

Në Moskë temperaturat shënojnë -14 gradë Celsius por kjo nuk e pengoi Putinin të zhytej tri herë duke bërë kryqin në ujërat e një pishine e cila dhe ajo kishte formën e kryqi.

Epifania është një nga festat më të njohura në Rusi, pas Krishtlindjeve dhe Pashkëve dhe sipas traditës ruse, burrat dhe gratë zhyten në ujë tre herë për të simbolizuar Trininë e Shenjtë. 

Rusia ndjek Kalendarin e Vjetër, prandaj këtë vit e festoi Epifaninë më 19 janar.

Kremlini publikoi për herë të parë bëmat e Epifanisë së Putinit në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco