Rrëmbeu 4 amerikanë dhe vrau 2 prej tyre/ Arrestohet drejtuesi i kartelit famëkeq meksikan

Rrëmbeu 4 amerikanë dhe vrau 2 prej tyre/ Arrestohet drejtuesi i kartelit famëkeq meksikan

22:56, 19/01/2024
A+ Aa A-

Në prangat e autoriteteve meksikane ka rënë një nga drejtuesit kryesorë të një karteli famëkeq meksikan të drogës, i cili rrëmbeu katër amerikanë dhe vrau dy prej tyre vitin e kaluar.

Jose Alberto Garcia Vilano, i njohur me pseudonimet La Kena dhe Cyclone 19, u kap në një qendër tregtare në periferi të Monterreyt.

Ai drejtoi Cyclones, një nga fraksionet më të fuqishme dhe më të dhunshme të kartelit në rajonin e Amerikës Qendrore.

Prokurorët e shtetit kishin ofruar më parë një shpërblim prej 150,000 dollarësh për arrestimin e tij.

Katër shtetasit amerikanë kishin kaluar në qytetin kufitar Matamoros nga Teksasi marsin e kaluar, në mënyrë që njëri prej tyre të mund të bënte një operacion estetik. Ata u qëlluan në qendër të qytetit Matamoros dhe më pas u ngarkuan në një kamionçinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco