ShBA vijon të kundërshtojë armëpushimin në Gaza

ShBA vijon të kundërshtojë armëpushimin në Gaza

21:06, 19/01/2024
A+ Aa A-

Shtëpia e Bardhë vijon të kundërshtojë armëpushimin në Gaza. Deklaratën e ka bërë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Kirby, i cili ka thënë se SHBA-ja ende kundërshton një armëpushim të përgjithshëm në Gaza, duke besuar se ai do të ndihmojë militantët e Hamasit.

“Ne mbështesim pauzat humanitare në përpjekje për të larguar pengjet dhe më shumë ndihmë, por ne nuk mbështesim një armëpushim në këtë kohë,” tha Kirby.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se Biden vazhdon të besojë në premtimin dhe mundësinë e një zgjidhjeje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e Izraelit për të lejuar dërgesën e disa ndihmave në Gaza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco