'Ata vuanin nga uria, po vdisnin nga uria dhe tani edhe u vranë' - Në Rafah të Gazës Një grua palestineze përqafon një djalë të plagosur pas bombardimeve izraelite më 18 janar në Rafah

'Ata vuanin nga uria, po vdisnin nga uria dhe tani edhe u vranë' - Në Rafah të Gazës

12:41, 18/01/2024
A+ Aa A-

Associated Press ka disa citime nga brenda Rafahut, nga njerëz që po merren me pasojat e një sulmi ajror izraelit, i cili besohet të ketë vrarë 16 njerëz, gjysma e tyre fëmijë.

Dr. Talat Barhoum në spitalin el-Najjar të Rafah konfirmoi numrin e të vdekurve nga sulmi në Rafah dhe tha se dhjetëra të tjerë u plagosën. Pamjet e Associated Press nga spitali i treguan të afërmit duke qarë mbi trupat e të dashurve.

“Ata vuanin nga uria, po vdisnin nga uria dhe tani edhe u vranë”, tha Mahmoud Qassim, një i afërm i disa prej atyre që u vranë.

Al Jazeera ka folur me Abu Khaled, një i afërm i të vrarëve në sulmin në Rafah. Ai tha për rrjetin e lajmeve:

Ata u larguan nga shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës në kampin e refugjatëve Bureij në Khan Younis, përpara se të vinin në Rafah sepse mendonin se ishte më i sigurt. Çdo ditë, qindra prej nesh vriten. Nëse nuk vritemi nga bombat, ne vdesim nga i ftohti, nga uria ose nga sëmundjet.”

Image

Image

Palestinezët inspektojnë dhe nxjerrin sendet e tyre nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara pas sulmeve izraelite në ndërtesën e familjes Zamili në Rafah, ku besohet se janë vrarë 16 persona. Fotografia: Anadolu/Getty Images

Image
Një grua palestineze përqafon një djalë të plagosur teksa kontrollojnë rrënojat e një ndërtese pas bombardimeve izraelite më 18 janar në Rafah në Rripin jugor të Gazës, një nga zonat ku ushtria izraelite ka urdhëruar vazhdimisht popullsinë e Gazës që të ikte për siguri. Fotografia: AFP/Getty Images

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco