Fundi i një grabitjeje 10-vjeçare: Gjenden pikturat e vjedhura të Chagall dhe Picasso në Belgjikë

Fundi i një grabitjeje 10-vjeçare: Gjenden pikturat e vjedhura të Chagall dhe Picasso në Belgjikë

11:47, 18/01/2024
A+ Aa A-

Dy pikturat që së bashku vlejnë afërsisht 900 mijë dollarë u vodhën nga shtëpia e një koleksionisti arti në Tel Aviv në vitin 2010.

Një grabitje arti prej një dekade ka marrë fund, pasi policia belge i gjeti pikturat e vjedhura të Chagall dhe Picasso në një bodrum në qytetin e Antëerp.

Piktura, "L'homme en prière" e Marc Chagall ("Njeriu në lutje" - 1970) dhe "Tête" e Pablo Picasso ("Koka" - 1971), u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv të Izraelit në shkurt të vitit 2010. Vlera e tyre e përbashkët është 900,000 dollarë.

Në momentin e vjedhjes janë grabitur edhe bizhuteri në vlerë prej 680,000 dollarësh, por janë gjetur vetëm pikturat.

“Edhe pse shtëpia e koleksionistit ishte e pajisur me një sistem alarmi efikas dhe të sofistikuar, hajdutët arritën ta neutralizojnë dhe të hyjnë në shtëpinë bosh pa u zbuluar,” tha prokurori.

“Pasi depërtuan në kasafortën që përmbante bizhuteritë, ata morën vetëm pikturat e Chagall dhe Picasso. Pikturat e tjera të ekspozuara nuk ishin objekt i ndonjë vëmendjeje nga hajdutët.”

Policia gjyqësore federale e Belgjikës, e cila kishte nisur një hetim kur u informua se një shtetas belg po përpiqej të shiste pikturat, tha se veprat e artit janë të padëmtuara dhe ende me kornizat e tyre origjinale.

Prokurori vendas tha se i dyshuari kryesor, i përshkruar si një tregtar 68-vjeçar izraelit i orëve luksoze, është arrestuar.​

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco