'Ditëlindja më e trishtuar në botë': Foshnja peng Kfir Bibas mbush 1 vjeç në tunelet e Hamasit

'Ditëlindja më e trishtuar në botë': Foshnja peng Kfir Bibas mbush 1 vjeç në tunelet e Hamasit

11:32, 18/01/2024
A+ Aa A-

Një fëmijë izraelit i marrë peng nga Hamasi e kaloi 1-vjetorin në robëri. Anëtarët e familjes dhe miqtë do ta kujtojnë ditëlindjen e parë të Kfir Bibas, izraelitit më të vogël në moshë që mbahet peng nga Hamasi, me një ceremoni të zymtë në Tel Aviv të enjten.

Foshnja flokëkuqe, e cila ka qenë në robëri për një të katërtën e jetës së tij, është bërë një simbol i pafuqisë dhe zemërimit në Izrael për dhjetëra pengje që ende mbahen në Gaza pas sulmit vdekjeprurës të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit.

Të martën, familja e foshnjes u mblodh në shtëpinë e Bibas, në kibucin Nir Oz pranë Gazës, duke ngritur  balona portokalli që vareshin në mure për të mbuluar vrimat e plumbave dhe spërkatjet e gjakut. Ata e mbushën çerdhen e tij me dekorime për ditëlindje.

"Po festohet për dikë që nuk është këtu," tha Yossi Schneider, një kushëri i nënës së Kfir, Shirit, për Channel 12 TV të Izraelit. “Ai supozohej të ishte këtu, në barin e kibucit, me tullumbace mbi pemë, me familjen, me dhurata dhe dashuri dhe përqafime, dhe asnjë nga këto gjëra nuk do të jetë aty.”

Kfir, vëllai i tij 4-vjeçar Ariel, nëna e tyre Shiri dhe babai Yarden, u morën rob nga Hamasi.

Nën një armëpushim të përkohshëm njëjavor, grupi militant palestinez liroi gra, fëmijë dhe adoleshentë, por znj. Shiri Bibas dhe djemtë e saj nuk u përfshinë në atë listë.

Hamasi thotë se nuk do të lirojë më pengje derisa Izraeli të ndalojë ofensivën e tij katastrofike në Gaza – diçka që Izraeli e ka përjashtuar deri më tani.

Momenti i rrëmbimit

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco