A ishte qeni më i vjetër në botë, një mashtrim? Rekordet Botërore Guinness pezullojnë titullin dhe nisin hetimin Bobi me çertifikatat e tij të rekordeve

A ishte qeni më i vjetër në botë, një mashtrim? Rekordet Botërore Guinness pezullojnë titullin dhe nisin hetimin

13:39, 17/01/2024
A+ Aa A-

“Guinness World Records” ka pezulluar titullin për Bobin ndërkohë që  po heton pretendimet pas ngordhjes së tij.

Kur Bobi - "qeni më i vjetër në botë" - festoi ditëlindjen e tij të 31-të vitin e kaluar, bota festoi me të. Dhe kur ai ngordhi në tetor, bota vajtoi.

Por tani titulli i tij si thyes rekordesh është vënë në pikëpyetje, pasi veterinerët dhe ekspertët e tjerë ngritën dyshime për moshën e Bobit pas ngordhjes, Rekordet Botërore Guinness filluan një hetim.

Ndërkohë që shqyrtimi është në vazhdim, i kanë pezulluar titullin Bobit dhe përkohësisht edhe aplikimet për titullin e qenit më të vjetër të gjallë në botë dhe qenit më të vjetër ndonjëherë.

“Ndërsa shqyrtimi ynë është duke vazhduar, ne kemi vendosur të ndalojmë përkohësisht dhënien e dy titujve të rekordeve për qenin më të plakur dhe deri sa të gjitha gjetjet tona të zënë vend,” i tha institucioneve i Rekordeve Botërore Guinness, agjencisë së lajmeve Associated Press të martën.

Pse është me pikëpyetje, mosha e qenit më të vjetër në botë?

Bobi ishte një race e pastër “Rafeiro do Alentej”,, një racë portugeze e qenve mbrojtës të bagëtive që zakonisht jeton 12 deri në 14 vjet – dhe ata që mbajnë peshë si Bobi shpesh nuk arrijnë në këtë moshë.

Guinness World Records tha se kishte marrë korrespondencë nga disa veteriner që pyesnin për moshën e qenit dhe morën parasysh komentet publike nga veterinerët dhe profesionistë të tjerë.

U tha se pretendimi për moshën e Bobit mbështetej në fjalën e pronarit dhe te detektivët me sy shqiponjë theksuan se imazhet në internet të qenit të viteve '90 e shfaqnin atë me putra me ngjyra të ndryshme, sipas gazetës britanike The Guardian. Mosha e tij e saktë nuk mund të verifikohej me teste gjenetike.

Revista e teknologjisë dhe kulturës Ëired nisi një hetim në dhjetor që zbuloi se baza e të dhënave e qeverisë portugeze për regjistrimin e kafshëve shtëpiake nuk ishte kontaktuar kurrë për të konfirmuar moshën e Bobit.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Bluey, një qen bagëtish australian i cili vdiq në vitin 1939 në moshën 29 vjeç e pesë muaj.

Pronari i Bobit tha se akuzat janë të rreme. Bobi e jetoi gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin rural Conqueiros në Leiria, Portugalia perëndimore.

Ai mezi  shpëtoi  gjallës pasi lindi në një shtëpi ku ata mbanin drutë në vitin 1992.

Pronari i tij Leonel Costa pohon se veterinerët po përpiqen të njollosin trashëgiminë e Bobit, sepse ngrënia e ushqimit si njeriu u përmend si një nga sekretet e tij të pleqërisë - diçka që shpesh nuk rekomandohet nga ekspertët e kafshëve shtëpiake - raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Titulli i Bobit është aktualisht lënë pezull ndërkohë që Rekordet Botërore të Guinness po kryejnë verifikimin që nuk duhet të zgjasë më shumë se tre muaj./ar.sh.SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco