Von der Leyen: BE do t'i miratojë 50 miliardë euro për Ukrainën, me ose pa Hungarinë!

Von der Leyen: BE do t'i miratojë 50 miliardë euro për Ukrainën, me ose pa Hungarinë!

12:37, 17/01/2024
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian, nëse nevojitet, do të gjejë një mënyrë për të anashkaluar veton e Viktor Orbanit dhe do të miratojë fondin special prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, tha të martën Ursula von der Leyen.

Paketa, e cila është projektuar për t'i ofruar Kievit mbështetje financiare deri në vitin 2027 dhe për të mbyllur deficitin publik në rritje të qeverisë, po mbahet peng nga Hungaria, një ngërç që e ka lënë Brukselin në mënyrë efektive pa para për kombin e shkatërruar nga lufta, shkruan Euroneës.

Pas një samiti dramatik në mes të dhjetorit, ku Orbán e bëri fakt kërcënimin e tij dhe e prishi votimin unanim, liderët e BE-së do të mblidhen sërish më 1 shkurt për t'i dhënë të ashtuquajturës paketë “Ukraine Facility”, një mundësi të dytë.

"Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të angazhohemi me të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian për t’i vënë 50 miliardë euro për katër vjet për Ukrainën në funksionim", tha presidentja e Komisionit Evropian një grupi mediash, përfshirë Euroneës, gjatë Forumi Ekonomik Botëror (ËEF) në Davos, Zvicër.

"Kjo është faza në të cilën jemi tani. Është përgatitja për Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian më 1 shkurt. Është punë e vështirë. Ne kemi diskutuar shumë çështje të ndryshme."

Përpara takimit, zyrtarët hungarezë kanë paraqitur dy kërkesa kryesore në këmbim të heqjes së vetos: ndarjen e “Ukraine Facility” në katër këste vjetore, gjë që do t'i lejonte Orbanit të bllokonte paratë në një fazë të mëvonshme dhe zgjatjen e afatit për të shpenzuar  fondet e rikuperimit të COVID-19, të cilat do t'i jepnin Budapestit më shumë kohë për të zhbllokuar paratë e ngrira.

Von der Leyen nuk i komentoi këto kërkesa, por e bëri të qartë se blloku do të gjente një mënyrë për të miratuar fondin prej 50 miliardë eurosh – me ose pa bekimin e Hungarisë.

"Prioriteti im personal është të kemi një marrëveshje nga 27 vendet. Dhe nëse kjo nuk është e mundur, ne jemi të përgatitur për një marrëveshje deri me 26 vende," tha shefi i Komisionit.

“Por unë mbështes fuqimisht dhe preferoj një marrëveshje me 27 shtete”.

Megjithëse zyrtarët e BE-së e kanë shmangur diskutimin publik të një Planit B të tillë, fjalët e von der Leyen pasqyrojnë se puna është duke u zhvilluar mirë për të shmangur një përsëritje të fiaskos së dhjetorit. Financial Times raportoi më parë se Brukseli po krijonte një alternativë që do t'i lejonte Komisionit të merrte hua 20 miliardë euro në tregjet financiare.

Gjatë një takimi dypalësh në Davos, von der Leyen i premtoi Volodymyr Zelenskyy se ekzekutivi i saj do të përpiqej drejt "sigurimit të mjeteve për të rimëkëmbur, rindërtuar dhe reformuar" përmes Ukraine Facility të propozuar.

"Ne u fokusuam në nevojën për të zhbllokuar vendimin e për t'i dhënë Ukrainës 50 miliardë euro ndihmë afatgjatë të BE-së në samitin e shkurtit. Ukraina shpreson për një konsensus për këtë çështje," tha Zelenskyy pas takimit.

Më herët të martën, von der Leyen mbajti një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror duke nënvizuar nevojën urgjente për t'i siguruar Ukrainës "financim të parashikueshëm gjatë gjithë vitit 2024 dhe më tej". Qëllimi është bërë edhe më i ngutshëm përballë bllokimit në Uashington, ku financimi i ri pengohet nga republikanët.

"Ukraina mund të mbizotërojë në këtë luftë. Por ne duhet të vazhdojmë të fuqizojmë rezistencën e saj," i tha von der Leyen audiencës në Davos.

"Ukrainasit kanë nevojë për një furnizim të mjaftueshëm dhe të qëndrueshëm të armëve për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rimarrë territorin e tyre të ligjshëm. Ata kanë nevojë për mjete për të penguar sulmet e ardhshme nga Rusia. Dhe gjithashtu kanë nevojë për shpresë," vazhdoi ajo.

"Ata duhet të dinë se, me luftën e tyre, do të fitojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Dhe e ardhmja më e mirë e Ukrainës quhet Evropë."/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco