Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi ka shkuar në 33, ndër ta shumë fëmijët

Numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Kolumbi ka shkuar në 33, ndër ta shumë fëmijët

13:48, 14/01/2024
A+ Aa A-

Numri i të vdekurve nga një rrëshqitje dheu në Kolumbinë veriperëndimore ka shkuar në të paktën 33 persona me fëmijë që përbëjnë shumicën e viktimave, tha zëvendëspresidenti.

Nëntëmbëdhjetë të tjerë u plagosën dhe operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar.

Rrëshqitjet e dheut e kishin mbyllur rrugën që lidhte qytetet Medellín dhe Quibdo, kështu që njerëzit i kishin lënë makinat e tyre dhe qenë strehuar në një shtëpi, tha një zyrtar.

Më pas ka ndodhur një tjetër rrëshqitje dheu, duke i groposur ata dhe disa nga automjetet.

Presidenti kolumbian Gustavo Preto ka premtuar "të japë të gjithë ndihmën në dispozicion" për rajonin Choco.

Rrëshqitja e dheut ndodhi pranë komunitetit Carmen de Atrato, tha një zyrtar lokal.

Rreth 60 njerëz po kërkonin strehim pranë një kryqëzimi. Shtëpia ishte plot me gra dhe fëmijë të vegjël, tha për mediat vendore një burrë që i mbijetoi asaj situate.

Pasi zgjodhi të fliste në mënyrë anonime për gazetën El Tiempo, ai tha se atyre që hynin në ndërtesë prej shiut të dendur u ishin ofruar ushqime për të ngrënë

Por më pas, brenda pak sekondash, rrëshqitja e dheut përfshiu shtëpinë dhe makinat aty pranë.

Në një postim në X, nënpresidentja Francia Márquez Mina tha se agjencitë e ndihmës, autoritetet lokale, policia dhe ushtria ishin angazhuar të gjitha për të mbështetur përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në provincën Choco.

Tragjedia ka tronditur vendin e Amerikës së Jugut, me mbulim të gjerë mediatik dhe shumë njerëz po shprehin tronditje dhe ngushëllime në mediat sociale.

Zona në provincën Choco, në kufi me Oqeanin Paqësor, është shumë e pyllëzuar dhe është goditur nga reshje të konsiderueshme shiu të premten dhe të shtunën.

Kryebashkiaku vendor tha të shtunën se disa njerëz ishin ende të bllokuar nga inertet.

Imazhet në mediat sociale dhe kanalet televizive treguan makina të shkatërruara dhe pjesërisht të varrosura nga balta dhe gurët e rënë.

Ndërsa Kolumbia aktualisht po kalon një periudhë thatësire, Instituti i Hidrologjisë, Meteorologjisë dhe Studimeve Mjedisore të vendit ka paralajmëruar më parë mbi rrezikun që paraqesin shirat e dendur në zonat në kufi me Paqësorin dhe pyjet tropikale të Amazonës./ar.sh/SYRI.NET

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco