Rebelët Houthi publikojnë bilancin e viktimave të shkaktuara nga amerikanët dhe britanikët pas sulmeve në Detin e Kuq

Rebelët Houthi publikojnë bilancin e viktimave të shkaktuara nga amerikanët dhe britanikët pas sulmeve në Detin e Kuq

13:46, 12/01/2024
A+ Aa A-

Rebelët Houthi, të cilët ishin objektiv i sulmit të ndërmarrë natën nga SHBA dhe Britania, pas bllokimit të lëvizjes së anijeve në Detin e Kuq, kanë publikuar bilancin e humbjeve në njerëz.

Zëdhënësi ushtarak i grupit Houthi, Yahya Sare’e, bëri me dije se si pasojë e sulmeve në Jemen, humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë.

“Si pjesë e mbështetjes së tij për krimet e vazhdueshme izraelite në Gaza, armiku amerikan dhe britanik filluan një agresion brutal kundër Republikës së Jemenit me 73 bastisje duke synuar kryeqytetin Sanaa dhe qeveritë e Hodeidah, Taiz, Hajjah dhe Saada”, tha Yahya Saree.

Ai më pas konfirmoi se pesë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën si rezultat i sulmeve.

Zëdhënësi i rebelëve Houthi tha gjithashtu se ata do të vazhdojnë agresionin e tyre të fundit kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.

“Forcat e armatosura të Jemenit konfirmojnë se do të vazhdojnë të pengojnë anijet izraelite që shkojnë në portet e Palestinës së pushtuar nga lundrimi në Detet Arabe dhe të Kuqe”, tha Sare’e.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco