SHBA dhe Britania bombardojnë Jemenin/ Analiza e BBC: A do mposhten rebelët Huthi?

SHBA dhe Britania bombardojnë Jemenin/ Analiza e BBC: A do mposhten rebelët Huthi?

11:12, 12/01/2024
A+ Aa A-

Forcat amerikane dhe ato britanike kryen sulme kundër rebelëve Huthi në Jemen. Reagimi vjen pas sulmeve të rebelëve ndaj anijeve në Detin e Kuq. Huthit kontrollojnë shumicën e territorit të Jemenit dhe janë zotuar për hakmarrje. Ndërkohë, rajoni po bëhet gati për një tjetër situatë të vështirë

Nga Frank Gardner, BBC

Qeveritë arabe rreth Lindjes së Mesme, shumë prej tyre aleate perëndimore, po vëzhgojnë nga afër për të parë se çfarë do të ndodhë pas sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA.

Shumica nuk i pëlqejnë rebelët Huthi të mbështetur nga Irani, por ata janë në një pozitë të sikletshme pasi mbështetja për Huthit dhe Hamasin- dhe kundërshtimi i Izraelit- po bëhet gjithnjë e më popullor në mes të arabëve.

Një vend i rëndësishëm që po e mban kokën ulur është Arabia Saudite. Sauditët hynë në një luftë civile katastrofike kundër rebelëve Huthi në Jemen në vitin 2015, duke shpresuar se do i nënshtronin përmes bombardimeve dhe se do u merrnin pjesën më të madhe të vendit, të kontrolluar prej tyre në mënyrë të paligjshme.

Nuk funksionoi dhe rezistenca e rebelëve Huthi përballë viteve të tëra me sulme shkatërruese ajrore i ka inkurajuar ata të sfidojnë paralajmërimet perëndimore dhe të vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Mënyra ideale, ajo që pothuajse të gjithë dëshirojnë tani, është që ky të jetë fundi i tyre, të mos ketë më sulme ndaj anijeve dhe të mos ketë më nevojë për sulme ajrore.

Por rebelët Huthi janë zotuar të kryejnë më shumë sulme dhe se do ‘i japin një goditje të dhimbshme’ SHBA-së dhe Britanisë së madhe në shenjë hakmarrje për natën e kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco