Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

09:49, 12/01/2024
A+ Aa A-

Afganistani goditet nga një tërmet tjetër

Image

Një tjetër tërmet i fortë goditi Afganistanin. Epiqendra ishte në rajonin malor Hindy Kush dhe tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë, shkalla Rihter, me thellësi 188 km. Tërmeti u regjistrua 41 km larg qytetit më të afërt.
 
Ndonëse për momentin nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale, është shtuar paniku për tërmetet.

Ukraina paralajmëron se Rusia mund ta mposhtë mbrojtjen ajrore ukrainase

Image

Kievi ka ngritur alarmin se Moska mund ta thyejë mbrojtjen e saj ruse, pas sulmeve të shumta me drone dhe raketa. Ukraina po mbijeton, edhe pse ka një numër të kufizuar municionesh luftarake dhe sisteme mbrojtëse, por kjo mund të mos zgjasë për shumë kohë.
 
Sulmet e Rusisë kanë detyruar Ukrainën ta përdorë të gjithë arsenalin ajror, duke boshatisur depot. Zelensky, presidenti ukrainas, kërkoi dje më shumë arsenal dhe armë ajrore, në mënyrë që Ukraina të mos pushtohet.

Grupi Hezbollah akuzon Izraelin për sulmin ajror

Image

Grupimi Hezbollah është shprehur se si pasojë e një sulmi ajror nga ana e Izraelit, i cili goditi një qendër shëndetësore të udhëhequr nga militantët, janë vrarë dy punonjës në qendër dhe janë plagosur disa të tjerë.
 
Izraeli goditi Libanin dhe më 11 janar, sulmoi një qendër shëndetësore. Sipas Hezbollah, sulmi ishte një agresion flagrant ndaj qendrës, ndërkohë që forcat izraelite nuk kanë reaguar ndaj akuzave.

Vijon kaosi në Ekuador

Image

Ekuadori u përfshi nga kaosi i tmerrshëm, ku bandat u dyndën nëpër qytet për të kërcënuar dhe marrë peng njerëz dhe gazetarë. Dhuna kriminale ka shkaktuar vdekjen e 5 terroristëve, si dhe janë arrestuar 330 persona. Ndërsa mbi 40 pengje janë liruar.
 
Megjithatë, ende situata është e frikshme dhe e paparashikueshme. Në 5 burgje në Ekuador, mbi 140 punonjës po mbahen peng. Të dënuarit u rebeluan pas politikës së ashpër të Daniel Noboa, presidenti i Ekuadorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco