Sulmi me 94  të vrarë në Iran, arrestohen 35 persona

Sulmi me 94 të vrarë në Iran, arrestohen 35 persona

11:10, 11/01/2024
A+ Aa A-

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 35 persona në lidhje me sulmet e 3 janarit në qytetin juglindor të Kermanit, ku humbën jetën më shumë se 90 persona, njoftoi sot Ministria iraniane e Inteligjencës.

Ministria tha se deri tani ka identifikuar një nga dy sulmuesit. Një prej tyre është një shtetas nga Taxhikistani i cili hyri ilegalisht në Iran më 19 dhjetor. Shteti Islamik mori përgjegjësinë më 4 janar për sulmin që vrau rreth 100 njerëz dhe plagosi 284 të tjerë.

Shpërthimet ndodhen gjatë përvjetorit të ish-komandantit iranian, gjeneralit Qassem Soleimani, i cili ishte vrarë para katër viteve nga një sulm ajror amerikan.

 Teherani është zotuar të hakmerret për sulmin më të përgjakshëm të tillë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco