E rëndë në Itali/ Nëna hidhet nga kati i 9 bashkë me vajzën 6-vjeçare dhe qenin

E rëndë në Itali/ Nëna hidhet nga kati i 9 bashkë me vajzën 6-vjeçare dhe qenin

12:08, 08/01/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, kunjë grua e moshës 35-40 vjeç në Ravenna është hedhur nga kati i nëntë i një pallati, së bashku vajzën e saj 6-vjeçe dhe qenin.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se gruaja është në gjendje shumë të rëndë në spitalin Bufalini në Cesena. Ndërkohë vajza 6 vjeçare ndërroi jetë. Po ashtu bëhet e ditur se edhe qeni ka ngordhur.

Ngjarja ka ndodhur në via Dradi, afër qendrës. Gruaja mund të ketë përdorur një skelë të jashtme që rrethon ndërtesën.

Burri i të resë ishte në shtëpi në momentin që ndodhi ngjarja dhe nuk vuri re asgjë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco