Antony Blinken: Konflikti Izrael-Hamas mund të lëshojë lehtësisht metastaza

Antony Blinken: Konflikti Izrael-Hamas mund të lëshojë lehtësisht metastaza

11:45, 08/01/2024
A+ Aa A-

Diplomatët e SHBA-së dhe BE-së po vazhdojnë përpjekjet e tyre në Lindjen e Mesme për të parandaluar përhapjen e luftës Izrael-Hamas.

Në një mision tjetër diplomatik urgjent në Lindjen e Mesme, Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken u takua me partnerët arabë të dielën për të kërkuar ndihmën e tyre në zbutjen e frikës së rilindur se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gaza mund të përhapet.

Në diskutimet që u bënë në Doha me Emirin e Katarit, sheik Tamim bin Hamad Al Thani dhe Ministrin e Jashtëm, sheik Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, Blinken foli për nevojën që Izraeli ka që të rregullojë operacionet e tij ushtarake për të zvogëluar viktimat civile.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përgatitjes së planeve të detajuara për të ardhmen pas konfliktit të territorit palestinez, i cili është shkatërruar nga bombardimet izraelite.

"Ky është një konflikt që mund të lëshojë lehtësisht metastaza, duke shkaktuar edhe më shumë pasiguri dhe akoma më shumë vuajtje," u tha Blinken, gazetarëve gjatë një konference të përbashkët shtypi me sheik Mohammed.

“Pra, që nga dita e parë, ndër prioritetet e tjera, ne kemi qenë intensivisht të fokusuar në punën për të parandaluar përhapjen e konfliktit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco