BE me ushtrinë e vet? Tajani: Të ketë rol paqeruajtës dhe të parandalojë konfliktet

BE me ushtrinë e vet? Tajani: Të ketë rol paqeruajtës dhe të parandalojë konfliktet

11:22, 08/01/2024
A+ Aa A-

Bashkimi Europian duhet të formojë ushtrinë e vet të përbashkët, në mënyrë që të luajë një rol paqeruajtës dhe të parandalojë konflikte.

Është ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani që rikthen në vëmendje një çështje të nxehtë në bllokun e 27 vendeve anëtare.

Në një intervistë për gazetën italiane, La Stampa, Tajani tha se bashkëpunimi më i ngushtë evropian në fushën e mbrojtjes është prioritet i partisë Forza Italia, që ai udhëheq.

“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë, na duhet një ushtri evropiane. Ky është një parakusht thelbësor që të jemi në gjendje të kemi një politikë efikase të jashtme evropiane”.

Sipas tij, në një botë me lojtarë të fuqishëm si SHBA, Kina, India dhe Rusia, me kriza nga Lindja e Mesme e deri në Indo-Paqësor, qytetarët e bllokut mund të mbrohen vetëm nga Bashkimi Europian.

Mundësia e krijimit të një ushtrie të përbashkët është ngritur në agjencinë politike të BE që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë pothuajse dy vite më parë. Megjithatë, përpjekjet janë përqendruar më shumë në zgjerimin e NATO-s, me Finlandën anëtare të BE-së që iu bashkua aleancës vitin e kaluar dhe me Suedinë që po ashtu është në të njëjtën rrugë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco