VIDEO/ Avioni i ‘Alaska Airlines’ kishte dhënë paralajmërime para incidentit

11:11, 08/01/2024
A+ Aa A-

Hetuesit kanë zbuluar se avioni i ‘Alaska Airlines’, që humbi një pjesë të trupit në ajër, kishte dhënë sinjale paralajmëruese disa ditë përpara incidentit tronditës.

Sipas BBC, kompania ka vendosur kufizime ndaj avionit të përfshirë në incident. Ai nuk mund të bëjë fluturime të gjata mbi ujë.

Autoritetet thanë po ashtu se pjesët e avionit janë gjetur në oborrin e një mësuesi në Portland.

Askush nuk u lëndua nga ngjarja tronditëse e të premtes.

Pasi humbi një pjesë të dritares dhe trupit, avioni bëri ulje emergjente në Portland.

Disa nga avionët e modelit Boeing 737 Max 9 janë ndaluar të fluturojnë derisa të bëhen kontrollet e sigurisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, një zyrtare tha se avioni kishte ndezur dritat paralajmëruese të presionit në tre fluturime të mëparshme.

Nuk është e qartë nëse ka një lidhje mes këtyre paralajmërimeve dhe shpërthimit të 5 janarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco