Shkencëtarët shkatërrojnë 99% të qelizave të kancerit në laborator me teknikën e re me 'molekula vibruese'

Shkencëtarët shkatërrojnë 99% të qelizave të kancerit në laborator me teknikën e re me 'molekula vibruese'

08:54, 08/01/2024
A+ Aa A-

Hulumtimi në fazën e hershme – i cili konstatoi 99% të qelizave të melanomës të shkatërrohen në një laborator – mund të ofrojë mundësi të reja për kurimin e kancerit, thonë ekspertët.

Shkencëtarët në SHBA kanë gjetur një mënyrë për të shkatërruar qelizat e kancerit duke stimuluar molekulat me dritë afro infra të kuqe dhe duke i bërë ato që të vibrojnë.

Studiuesit zbuluan se metoda ishte 99% efektive kundër kulturave në laborator të qelizave të melanomës së njeriut, shkruan Euronews.

Metoda e tyre përfshin marrjen e një molekule të vogël me ngjyrë të përdorur në imazhet mjekësore për të vibruar, duke e stimuluar atë me dritë afro infra të kuqe.

Ajo formon diçka të quajtur plazmon, që është lëkundje e shpejtë e elektroneve në molekulë, para – mbrapa, e ngjashme me valët në det. Kjo shkakton këputjen e membranës së qelizave kancerogjene.

Zbulimi u publikua në dhjetor në Nature Chemistry.

“Vibrimi i aktivizuar nga drita afro infra të kuqe do të thotë se çdo gjë e rrethuar nga molekula do të shkatërrohet dhe në këtë rast, qeliza e kancerit,” tha Ciceron Ayala-Orozco, një shkencëtar hulumtues në Universitetin Rice në SHBA dhe autori kryesor i studimit në një intervistë me Euroneës Next.

Ndërsa deri më tani, studiuesit kanë gjetur se metoda e "çekiçit molekular" është efektive në laborator dhe tek minjtë, "sfida është ta përkthejmë këtë" në mundësitë e kurimit të njeriut, shtoi ai. Por kjo ka të ngjarë të marrë një kohë të gjatë.

Ai shpreson që në vend që të jenë 15 deri në 20 vjet larg aplikimit klinik, ata mund të provojnë sigurinë e çekiçëve molekularë më shpejt.

"Një klasë e ngjashme molekulash tashmë po përdoret klinikisht", për të cilën Ayala-Orozco shpreson se mund të "përshpejtojë përkthimin klinik" të hulumtimit.

Pengesat kryesore për aplikimin e kësaj lloj metode te njerëzit janë "efektet anësore dhe toksiciteti" potencial, shtoi ai.

"Mënyra të reja për të trajtuar kancerin"

Dr. Nisharnthi Duggan, Menaxher i Angazhimit të Shkencës në Cancer Research UK, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, tha se "një sfidë e madhe në kërkimin e kancerit është krijimi i ilaçeve ndaj të cilëve qelizat e kancerit nuk do të bëhen rezistente".

"Ky studim ngre mundësinë e përdorimit të dritës infra të kuqe për të stimuluar molekula të caktuara për t’i dridhur dhe vrarë qelizat, një proces ndaj të cilit ata nuk kanë gjasa të zhvillojnë rezistencë. Ky është një studim shumë i hershëm, por ideja mund të çojë në mënyra të reja për të trajtuar disa lloje kanceri”, shtoi ajo.

Shkencëtarët e Universitetit Rice kishin përdorur më parë molekula të aktivizuara nga drita për të shkatërruar bakteret, qelizat e kancerit dhe kërpudhat, dhe me dritën e dukshme e jo me rrezatim ultravjollcë për ta bërë këtë.

Kjo metodë e re, megjithatë, përdor çekiçët molekularë, të cilët janë shumë më të shpejtë se motorët molekularë të përdorur më parë, bazuar në punën e laureatit Nobel, Bernard Feringa.

"Sa herë që drita godet molekulën, ajo molekulë fillon të zgjerohet dhe tkurret," shpjegoi Ayala-Ozozco. "Në një sekondë, molekula do të lëkundet ose dridhet një trilion herë".

"Është aq e shpejtë sa që nga forcat mekanike rreth molekulës për shkak të atij dridhjeje, ajo do të çmontojë strukturat biologjike," tha ai.

Drita afro infra të kuqe gjithashtu mund të depërtojë më thellë në trup sesa drita e dukshme, shtuan studiuesit.

Efekti terapeutik i çekiçëve molekularë u testua tek minjtë, duke i aplikuar ato me injeksion intratumoral. Kjo do të thotë se ata i injektuan molekulat direkt në tumoret e melanomës.

Nga 10 minj në një nga katër grupet, pesë prej tyre ishin pa tumor për shtatë muaj, duke e bërë metodën rreth 50 për qind efektive.

"Në dozën e duhur, molekula është e sigurt," thotë Ayala-Ozoco, dhe sapo rrezja e dritës të aktivizohet në tumor, do të vrasë qelizat e tumorit që janë të ndriçuara./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco