Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Java e ferrit për karrierën e Erion Veliaj

Shpërthen minibusi me pasagjerë në Kabul, të paktën 6 të vrarë dhe 17 të plagosur

Shpërthen minibusi me pasagjerë në Kabul, të paktën 6 të vrarë dhe 17 të plagosur

21:09, 07/01/2024
A+ Aa A-

Një minibus ka shpërthyer në një lagje me shumicë myslimane shiite në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke lënë të vdekur gjashtë civilë dhe duke plagosur 17 të tjerë, ka bërë të ditur një zyrtar taleban.

Një zëdhënës i policisë ka njoftuar se shpërthimi ndodhi në pjesën perëndimore të qytetit, në zonën e Dashti Barçit. Një hetim për shpërthimin ka filluar njoftoi policia. Ky vlerësohet të jetë sulmi i parë në vend në vitin 2024.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por një degë e grupit të Shtetit Islamik ka shënjestruar në të kaluarën shkolla, spitale dhe xhami shiite në të njëjtën zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco