Sulmet izraelite vrasin djalin e shefit të Al Jazeera në Gazë

Sulmet izraelite vrasin djalin e shefit të Al Jazeera në Gazë

19:10, 07/01/2024
A+ Aa A-

 Hamza Dahdouh, djali i madh i shefit të zyrës së Al Jazeera në Gaza, Wael Dahdouh, është vrarë nga një sulm raketor izraelit në pjesën perëndimore të Khan Younis, në Gazë. Gazetari Mustafa Thuraya u vra gjithashtu në sulm, kur automjeti me të cilin po udhëtonin pranë al-Mawasi, një zonë e supozuar e sigurt drejt jugperëndimit, u godit nga raketë, raporton Al Jazeera. Një pasagjer i tretë, Hazem Rajab, u plagos rëndë.

Sipas raporteve nga korrespondentët e Al Jazeera, automjeti i Hamzës dhe Mustafës ishte në shënjestër ndërsa ata po përpiqeshin të intervistonin civilët e zhvendosur nga bombardimet e mëparshme. Hamza, 27 vjeç, ishte një gazetar si babai i tij, ndërsa gazetari Mustafa Thuraya ishte në të 20-at. Duke folur nga varrezat ku u varros djali i tij, Wael dukej i nënshtruar. Ai u zotua të qëndrojë në rrugën e tij për t'i treguar botës se çfarë po ndodh në Gaza, pavarësisht dhimbjes së njërës humbje pas tjetrës.

“Hamza ishte gjithçka për mua, djali i madh, ai ishte shpirti i shpirtit tim, këta janë lotët e ndarjes dhe humbjes, lotët e njerëzimit”, tha ai.

Rrjeti Mediatik Al Jazeera e dënoi ashpër sulmin, ndërsa theksoi nevojë që përgjegjësit të ndëshkohen.
Familja Dahdouh është goditur rëndë nga lufta në Rripin e Gazës. Më 25 tetor ajo humbi një pjesë të saj. nënën e Hamzait, vëllai 15 vjeç, motra 7 vjeç dhe nipi 1 vjeç nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco