Agjencia britanike: Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë mund të arrijë 500 mijë këtë vit

Agjencia britanike: Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë mund të arrijë 500 mijë këtë vit

16:44, 07/01/2024
A+ Aa A-

Kështu ka bërë me dije Ministria britanike e Mbrojtjes, e cila e raporton këtë në X (më parë Twitter) në një përditësim të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Nëse shifrat që pasqyrohen nga njësite britanike të inteligjencës janë të sakta, atëherë kjo shifër do të shënjonte një prej humbjeve më të mëdha historike për Ushtrinë ruse, mbi të gjitha duke marrë parasysh një fushatë ushtarake të zhvilluar jashtë kufijve të vet.

Pavarësisht kësaj, prej fillimit të luftimeve në Ukrainë më 24 shkurt 2021, shifrat e humbjeve në jetë për palët respektive kanë qenë të paqarta dhe kontradiktore. Rusia ka pranuar një numër humbjesh prej rreth 35-40 mijë ushtarë, por asnjëherë shifra të tilla marramendëse.

Teksa, vetë Ukraina, po ashtu lë dyshime për humbjet e saj, ku shërbimet e huaja të inteligjencës pasqyrojnë shifra të ndryshme në krahasim me ato të Kievit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco