Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Ushtari izraelit: Mos pyesni pse nuk ka shkolla në Gazë, i kemi bombarduar

VIDEO/ Ushtari izraelit: Mos pyesni pse nuk ka shkolla në Gazë, i kemi bombarduar

16:07, 07/01/2024
A+ Aa A-

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, shihet një ushtar izraelit që tallet me palestinezët pranë rrënojave të Universitetit Al-Azhar në veri të Rripit të Gazës, që është bombarduar nga forcat izraelite.

Në videon e shpërndarë, shihet ushtari izraelit që tregon universitetin e bombarduar Al-Azhar, transmeton Telegrafi.

‘Për ata që pyesin pse nuk ka arsimim dhe shkolla në Gazë. Ups, na ka rënë një raketë. I kemi bombarduar. Është shumë keq. Kështu kurrë më nuk do të bëheni inxhinierë’, thotë ushtari izraelit.

Videoja e shpërndarë ka nxitur reagime të ashpra dhe zemërim. E ushtarët izraelitë prej fillimit të luftës kanë shkatërruar ndërtesat që i përkisnin civilëve palestinezë në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Video të ngjashme të talljes më palestinezët nga ana e ushtrisë izraelite ishin publikuar në rrjetet sociale.

Në një video shiheshin ushtarët izraelitë duke i djegur ndihmat që ishin dedikuar për civilët palestinezë, në zonat e prekura nga lufta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco