Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

11:42, 07/01/2024
A+ Aa A-

Dhunohen tre shqiptarë në Kotorr: Reagon kryeministri i Malit të Zi

Image

Tre të rinj shqiptarë, të ciliët ishin nisur drejt Gjermanisë, janë dhunuar në Kotorr, të Malit të Zi. Ata raportuan se janë dhunuar nga 8 civilë të veshur me veshje ushtarake dhe janë goditur me grushta e shkelma nga persona që ende nuk janë identifikuar.

Njëri prej djemve ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për momentin po merr ndihmë mjekësore.

 Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spaji?, ka reaguar për ngjarjen në X, duke u shprehur: “Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkroi ai.
 
Ndërkohë, shqiptarët nuk këmbyen asnjë fjalë me dhunuesit, ndaj për kombësinë dhe identitetin e tyre nuk dihet asgjë.

Kina u vendos sanksione 5 kompanive amerikane

Image

Kina ka vendosur sanksione ndaj 5 kompanive amerikane, pasi këto të fundit shitën armë në Tajvan. Shitja e armëve nga SHBA drejt Tajvanit shumë shpesh ka qenë edhe arsyeja e tensioneve të shumta mes Tajvanit dhe Kinës.
 
Sanksionet përkojnë me ngrirjen e çdo burimi të të ardhurave në juridiksionin e kompanive dhe çdo person fizik apo juridik në Kinë nuk do të kryejë bisedimi biznesi me to.

Franca i dërgon Iranit një mesazh shumë të qartë: “Të ndalojë veprimet që destabilizojnë Lindjen e Mesme”

Image

Irani po luan një rol të rëndësishëm në mbështetjen e grupimit terrorist Hezbollah, si dhe dyshohet se furnizoi Hamasin me raketa për të goditur Izraelin, duke nisur kështu një luftë në Gaza, mes palestinezëve dhe izraelitëve.
 
Nisur nga kjo, ministrja e jashtme e Francës, Catherine Colonna, u shpreh se përmes një telefonate me humologun e saj në Iran, Hossein Amir- Abdollahian, i kërkoi këtij të fundit që Irani të ndalojë veprimet destabilizuese në Lindjen e Mesme.

 “I dhashë një mesazh shumë të qartë: Të ndalojë veprimet destabilizuese në Lindjen e Mesme”, u shpreh ministrja franceze.

Koreja e Veriut sulmon Korenë e Jugut

Image

Ushtria e Koresë së Veriut ka goditur me mbi 600 predha në afërsi të ishullit Jeonpeong, një ditë pasi të dyja Koretë po kryenin stërvitjen respektive në këtë zonë, e cila shërben si ndarje mes dy shteteve.
 
Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se forcat e Koresë së Veriut kanë gjuajtur me mbi 600 predha nga veriperëndimi i ishullit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco