Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

Gjykata e Lartë do të vendosë nëse Trump mund të kandidojë për president

08:55, 06/01/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Lartë e SHBA është shprehur se do të dëgjojë çështjen historike për të përcaktuar nëse Donald Trump mund të kandidojë për president.

Gjyqtarët ranë dakord të pranojnë apelimin e Trump kundër një vendimi të Kolorados për ta hequr atë nga votimi i vitit 2024 në atë shtet.

Çështja do të shqyrtohet në shkurt dhe vendimi do të zbatohet në mbarë vendin.

Paditë në një numër shtetesh po kërkojnë të skualifikojnë zotin Trump, duke argumentuar se ai u përfshi në kryengritje gjatë trazirave të Kapitolit të SHBA tre vjet më parë.

Sfidat ligjore varen nga fakti nëse një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile e bën zotin Trump të papërshtatshëm për të kandiduar si kandidat.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për të dëgjuar apelin e zotit Trump erdhi pasi prokurorët e përgjithshëm nga 27 shtete depozituan një deklaratë duke i kërkuar gjykatës të refuzonte vendimin e Kolorados.

Ata argumentojnë se heqja e zotit Trump nga votimi do të "krijonte kaos të gjerë".

"Heqja e Donald Trump nga fleta e votimit do të sjell konfuzion në një cikël zgjedhor që është vetëm disa javë larg," thuhet në parashtresë.

"Përtej kësaj, ajo shqetëson rolet përkatëse të Kongresit, Shteteve dhe gjykatave."

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që është "angazhuar në kryengritje ose rebelim" të mbajë poste federale, por avokatët e ish-presidentit argumentojnë se ky amendament nuk vlen për presidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco