‘Ajo është trashëgimtari më i mundshëm!’/  Kim Jong Un përgatit vajzën për president

‘Ajo është trashëgimtari më i mundshëm!’/ Kim Jong Un përgatit vajzën për president

10:20, 04/01/2024
A+ Aa A-

Kandidati për drejtor i agjencisë së inteligjencës së Koresë së Jugut, Cho Tae-yong, tha sot se e sheh vajzën e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, Ju-ae, si pasardhësin e tij më të mundshëm.

Ju-ae, e cila besohet se ka lindur në vitin 2013, doli në qendër të vëmendjes pasi babai i saj solli raketën balistike ndërkontinentale Hwasong-17 në vendin e lëshimit më 18 nëntor 2022, gjatë performancës së saj të parë publike, raportoi Yonhap.

Që atëherë, aktivitetet e saj publike janë fokusuar në ngjarje ushtarake. Media shtetërore e Koresë së Veriut filloi t'i referohej Ju-ae-s si vajza "e respektuar" e Kim-it, në vend të vajzës së tij të dashur apo më të preferuar, duke nxitur spekulimet se ajo po përgatitej për të qenë pasardhëse e Kim-it.

“Bazuar në analizat e aktiviteteve të saj publike dhe nivelin e respektit që nga shfaqja e saj publike, Kim Joo-ae duket se ka shumë të ngjarë të jetë pasardhësja”, tha Tae-jong.

Megjithatë, ai tha se NIS po i lë të hapura të gjitha mundësitë kur bëhet fjalë për vazhdimin e pushtetit në Korenë e Veriut, sepse udhëheqësi aktual i Koresë së Veriut është ende i ri dhe me sa duket nuk ka probleme shëndetësore dhe ka të afërm të tjerë që mund ta pasojnë atë.

NIS më parë tha se ishte "shumë herët" për të thënë nëse Ju-ae mund të ishte pasardhësi i Kim Jong Un, sepse Koreja e Veriut është një shoqëri patriarkale, e dominuar nga meshkujt.

Cho tha gjithashtu se Kim besohet të ketë një fëmijë tjetër, gjinia e të cilit nuk dihet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco