Kaos në një gjykatë në Las Vegas/ Krimineli sulmon gjyqtaren pasi mësoi se do të shkojë në burg

Kaos në një gjykatë në Las Vegas/ Krimineli sulmon gjyqtaren pasi mësoi se do të shkojë në burg

08:59, 04/01/2024
A+ Aa A-

Kaosi ka mbërthuer një sallë gjyqi në Las Vegas kur një 30-vjeçar i dënuar për kërcënim me dhunë sulmoi gjyqtaren pasi ajo vendosi që ai të shkonte në burg për krimin që kreu.

Diobra Redden i cili kishte dënime të mëparshme për sulm dhe shkatërrim të pronës private, doli para gjykatëses ditën e djeshme. 

Më herët avokati i tij kishte paraqitur kërkesë që ai të lirohej me kusht, por gjyqtarja kishte parasysh diçka tjetër, duke qenë se 30-vjeçari kishte shfaqur vazhdimisht sjellje të dhunshme gjatë viteve të fundit.

"Mendoj se është koha që ai të provojë diçka ndryshe për shkak të historisë së tij", filloi të thoshte gjyqtarja por para se ajo të përfundonte fjalën e saj, Redden e kuptoi se do të shkonte në burg dhe e sulmoi.

Në videon që qarkullon në internet, krimineli shihet duke kërcyer mbi stol dhe duke hedhur gjyqtaren përtokë, ndërsa gardianët dhe stafi i gjykatës nxitojnë për ta ndalur.

I tërbuar, Redden për një kohë të shkurtër përpiqet t'i shpëtojë për të vazhduar sulmin e tij ndaj gjyqtares, por ata përfundimisht arrijnë ta vënë atë nën kontroll.

Sipas New York Post , gjyqtarja ka pësuar një dëmtim të lehtë në kokë si pasojë e sulmit brutal, ndërsa 30-vjeçari tashmë po përballet me akuza të reja që pritet t'i zgjasin qëndrimin në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco