Më shumë se 50 tërmete kanë goditur Japoninë sot

Më shumë se 50 tërmete kanë goditur Japoninë sot

15:03, 01/01/2024
A+ Aa A-

Më shumë se 50 tërmete kanë goditur sot Japoninë, sipas të dhënave nga agjencia meteorologjike e vendit.

Sipas mediave të huaja, tërmetet kanë vazhduar të godasin që nga ora 7:10 e mëngjesit dhe ishin me magnitudë midis 7.6 dhe 3.1.

Shumica e tyre goditën afër Noto në Ishikawa.

Ndërkohë janë publikuar pamje të tjera pasi tërmetet goditën Japoninë më herët sot, duke shkaktuar alarme për cunami në të gjithë vijën bregdetare perëndimore të vendit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco