Pamjet e tmerrshme tregojnë flakë masive në Japoni pas tërmetit 7.6 ballë që goditi vendin

Pamjet e tmerrshme tregojnë flakë masive në Japoni pas tërmetit 7.6 ballë që goditi vendin

13:08, 01/01/2024
A+ Aa A-

Një tërmet shkatërrues goditi sot Japoninë qendrore me magnitudë paraprake prej 7.6 ballë, duke nxitur evakuime masive, duke ndezur zjarre dhe duke lënë banorët të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të tyre, ndërsa të tjerët përpiqen për tu larguar në majën më të lartë. 

Gjithsej 21 tërmete mbi 4.0 ballë ranë pak pas orës 16:00 me orën lokale dhe viode të shpërndara në mediat sociale dhe të transmetuara në TV japonez treguan se si u shembën ndërtesat në Suzu, një qytet afër epiqendrës së tërmetit më të madh, me çarje të trasha që shfaqen në rrugë. 

Lëkundjet shkaktuan një zjarr të madh në qytetin Wajima, në prefekturën më të goditur Ishikawa, me pamjet tronditëse që tregojnë flakët masive duke përfshirë ndërtesat e banimit sipas transmetuesve lokalë.   

Video të tjera treguan blerës të tmerruar të hedhur përtokë në dyqane dhe përmbytje në një stacion treni pasi tubat e ujit shpërthyen. 

Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti me magnitudë 7.6 ballë është më i madhi i regjistruar ndonjëherë në Gadishullin Noto në prefekturën Ishikaëa.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e disa shtëpive për të evakuuar banorët e bllokuar pasi Yoshimasa Hayashi, kryesekretari i kabinetit të Japonisë, tha se kishte të paktën gjashtë incidente të raportuara të shembjes së shtëpive mbi banorët. 

Elementë të ushtrisë japoneze janë thirrur për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe evakuimit, shtoi Hayashi. Ende nuk është konfirmuar asnjë raport për viktima apo të plagosur, por zyrtarët thanë se situata është ende e paqartë.

Tërmetet shkaktuan frikën e një cunami, me agjencinë meteorologjike që fillimisht paralajmëroi qytetarët që të përgatiteshin për valë deri në 5 metra (16.4ft) - por zyrtarët më vonë e ulën paralajmërimin me kod të kuq në një paralajmërim të rregullt për cunami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco