Lajmi i fundit

Tronditet Shkodra/ Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e një gjyqtari /EMRI/

Sulmet e fundit në Ukrainë, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit të OKB

Sulmet e fundit në Ukrainë, mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurimit të OKB

23:38, 29/12/2023
A+ Aa A-

SHBA- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sonte për të diskutuar situatën në Ukrainë, me kërkesë të Kievit dhe mbështetësve të tij, pas një breshëri sulmesh me raketa dhe dron nga Rusia. Fillimi i takimit u caktua për orën 23.00.

Granatimet ruse vranë 31 civilë dhe plagosën të paktën 160 të tjerë. Ndërkohë, Polonia tha se një raketë ruse kishte depërtuar në hapësirën e saj ajrore dhe më pas ishte kthyer në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba tha në një postim në Platformën X se vendi i tij dhe 35 anëtarë të tjerë të OKB-së bënë thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve që vranë shumë njerëz dhe shkaktuan dëme të rënda në infrastrukturën civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco