Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Afrika e Jugut apelon në Gjykatën e Hagës, akuzon Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve

Afrika e Jugut apelon në Gjykatën e Hagës, akuzon Izraelin për gjenocid ndaj palestinezëve

23:18, 29/12/2023
A+ Aa A-

Afrika e Jugut apeloi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), duke argumentuar se Konventa për Parandalimin dhe Shtypjen e Krimit të Gjenocidit po shkelet nga sulmet e Izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë është organi i OKB-së që zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Afrika e Jugut akuzon Izraelin për përfshirje në “akte të gjenocidit kundër popullit palestinez në Gaza”.

Afrika e Jugut thotë se ” veprimet dhe mosveprimet e Izraelit marrin një karakter gjenocidal, pasi ato shoqërohen nga qëllimi për të shkatërruar palestinezët e Gazës, si pjesë e grupit më të gjerë kombëtar, racor dhe etnik”.

Qeveria izraelite e hodhi poshtë menjëherë apelin e Afrikës së Jugut drejtuar GJNP-së, duke e quajtur atë një shpifje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco