Vodhën sende me vlerë gjysmë milionë euro, arrestohet dy motra të mitura

Vodhën sende me vlerë gjysmë milionë euro, arrestohet dy motra të mitura

19:58, 29/12/2023
A+ Aa A-

Dy motra të moshës 12 dhe 16 vjeç janë ndaluar nga policia italiane, pasi kanë vjedhur në një banesë çanta luksoze, stoli dhe ora me vlerë rreth 500 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e Krishtlindjes në Monza. Pronari i shtëpisë, i cili njoftoi Policinë, i ndoqi të miturat hajdute në rrugë pasi vuri re vjedhjen.

Vjedhja kishte ndodhur disa minuta më parë, ndërsa burri dhe gruaja e tij ishin jashtë për të përfunduar blerjet e tyre të fundit për Krishtlindje.

Kur burri u kthye në shtëpi, ai e kuptoi menjëherë se apartamenti i tij ishte vjedhur. Duke parë nga dritarja, ai pa dy vajza të vogla që po largoheshin me çantat firmato të gruas së tij në krahë dhe vendosi t'i ndiqte ato.

Sapo arriti në rrugë ai bërtiti duke iu kërkuar ndihmë kalimtarëve dhe dikush mbërriti tek ai, thirri 112 dhe më pas e ndihmoi të ndalonte dy vajzat hajdute.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, gjetën dy të miturat, të dy me origjinë sllave, të ulura në trotuar me të zotin e shtëpisë dhe një fqinj që qëndronte përballë tyre.

Burri ka shpjeguar se i kishte parë nga dritarja teksa po largoheshin me disa çanta me vlerë në duar, të cilat i përkisnin bashkëshortes së tij dhe se ia doli t'i ndalonte falë ndërhyrjes së një banori tjetër të zonës.

Në çantat e vjedhura vajzat kishin fshehur u gjetën bizhuteri dhe ora luksoze, ndërsa tek të dy motrat oficerët gjetën kaçavida dhe gërshërë, si dhe një copë plastikë të marrë nga një shishe shampo, e përdorur për të shkatërruar bravën e shtëpisë.

16-vjeçarja, e cili kishte disa precedentë penalë që datojnë në vitin 2018, u arrestua për vjedhje dhe u dërgua në CPA në Genova. Motra e vogël, pa precedentë penalë, për shkak të moshës së saj të re, iu besua avokatit të familjes që ndodhet në Francë, i cili mbërriti në Itali, orët e fundit për ta marrë në paraburgim. Dy motrat prej disa kohësh jetonin vetëm në Itali, të besuara te të njohurit dhe gati për të lëvizur nga një vend në tjetrin pa asnjë mbikëqyrje të rrituri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco