Pamje e trishtë nga lufta në Ukrainë, ushtarët rusë braktisin në fushën e betejës shokët e tyre të plagosur

Pamje e trishtë nga lufta në Ukrainë, ushtarët rusë braktisin në fushën e betejës shokët e tyre të plagosur

18:45, 29/12/2023
A+ Aa A-

Trupat ruse u filmuan teksa iknin me shpejtësi nga tokat ukrainase, e pas vetes lanë shumë ushtarë.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka publikuar pamjet në rrjetin social X ku shihen ushtarët rusë që me një tank iknin, por s’i merrnin bashkëluftëtarë që nuk arrinin të hipnin në tank.

Lokacioni i këtyre pamjeve nuk është bërë ende i ditur.

Ndonëse Rusia thotë se nuk i braktis ushtarët e saj në fushëbetejë, pamjet e fundit e tregonin të kundërtën.

Disa ushtarë të lënduar ishin të shtrirë në tokë, derisa njëri prej tyre ndonëse tentoi të hipte në tank, por, nuk ia doli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco