Rikthehet frika nga tërmetet në Turqi, Prof. Dr. Ahmet Ercan paralajmëron lëkundje apokaliptike në vijim

Rikthehet frika nga tërmetet në Turqi, Prof. Dr. Ahmet Ercan paralajmëron lëkundje apokaliptike në vijim

10:17, 28/12/2023
A+ Aa A-

Pas lëkundjeve të forta të tërmetit në lagjen “Ilgaz” të Çankirit, që rikthyen makthin e panikut e banorëve të zonës, kanë rikthyer në vëmendje paralajmërimet e inxhinierëve të gjeofizikës, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar marrjen e masave për lëkundje të tjera të forta në vijim.

Së fundmi ishte inxhinieri gjeofizik, Prof. Dr. Ahmet Ercan, i cili paralajmëroi se mund të ketë një tërmet me magnitudë 6 deri në 6.8 ballë mes Bolu-Gerede-Çankırı.

Qendra e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se, lëkundjet e ditës së djeshme ishin të magnitudës 4.5 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë zona e Çankiri. Është konstatuar se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 7 kilometrash.

“Tërmeti i 27 dhjetorit në Çankırı-Ilgaz, në orën 16.04 tregon se në këtë rajon shtrihet thyerja e Anadollit të Veriut. Në të ardhmen, ka një tendencë për një shkarkim M6.0-M6.8 midis Bolu-Gerede-Çankırı. Nuk e dimë kohëzgjatjen apo datën ekzakte, por duhet të jemi vigjilentë.”, ka thënë Ercan.

Kujtojmë se, dy tërmete të tjera kanë ndodhur në Çankırı Ilgaz, me magnitudë 3.5 ballë më 22 dhjetor dhe 3.8 më 1 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco