Pse mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve Melania Trump?!

Pse mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve Melania Trump?!

08:26, 28/12/2023
A+ Aa A-

Në foton famlijare të famlijes Trump me rastin e Krishtlindjeve ajo që ra në sy ishte mungesa e ish-Zonjës së Parë Melania Trump.

Por sipas “Post”, arsyeja e mungesës së saj ishte për shkak se ajo ishte në spital në krah të nënës së saj të sëmurë. 

Fotoja, e shpërndarë në mediat sociale nga e fejuara e Donald Trump Jr, Kimberly Guilfoyle, tregon Trump duke buzëqeshur dhe të rrethuar nga shumica e fëmijëve të tij përfshirë djalin e tij të madh 17-vjeçar Barron.

“Melania ka qenë gjithmonë shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj”, tha një burim pranë zonjës Trump për Fox News Digital.

 “Nuk duhet të jetë çudi që ajo i kaloi këto Krishtlindje me nënën e saj të sëmurë”. “Melania po merrej me një çështje familjare në kohën kur u bë fotografia”, tha zëdhënësi i saj.

Mungesa e ish-Zonjës së Parë erdhi vetëm disa ditë pas raportimeve se Melania planifikon të rrisë paraqitjet e saj publike në vitin 2024, pasi bashkëshorti i saj kërkon të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë. 

" Trump dhe familja e tij janë aq të sigurt se ai do të jetë përsëri president. Ai ka arritur një marrëveshje me Melania për të rritur paraqitjet diplomatike të profilit të lartë në 2024," tha një burim.

 "Melania e kupton se ka ardhur koha për t'u bashkuar me radhët e zonjave të para historike dhe për të lënë gjurmën e saj në histori... Ajo ndihet më e përgatitur për rolin e saj të mundshëm herën e dytë."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco