FOTO/ ‘Betejë mesjetare’ për mishin e Krishtlindjes në Britani, boshatisen raftet

FOTO/ ‘Betejë mesjetare’ për mishin e Krishtlindjes në Britani, boshatisen raftet

08:34, 24/12/2023
A+ Aa A-

“Betejë mesjetare” i ka cilësuar Daily Mail radhët e gjata në dyqane këtë të shtunë, të blerësve të minutës së fundit që duan të furnizohen me dhurata dhe ushqime për festën e Krishtlindjes.

Pamje të njerëzve që qëndronin për orë të tëra në radhë u regjistruan në shumë qytete të Britanisë së Madhe, të cilët ishin gati të bënin gjithçka për të mos lënë tavolinat bosh.

Sipas mediave britanike kishte dhe nga ata që ofronin “ryshfet” për të anashkaluar të tjerët, por diçka e tillë në më të shumtën e rasteve dështoi.

Foto të pabesueshme u përjetësuan në ankandin e mishit të Krishtlindjeve, i cili zhvillohej për herë të parë që nga viti 2019, ku blerës “të uritur” qëndronin ngjitur me njëri-tjetrin dhe tundnin tufa me para teksa kasapët ecnin mes turmave me copa të mëdha mishi.

Ndërkohë jo të gjithë patën mundësinë të merrnin atë që donin dhe shumica e rafteve të supermarketeve u boshatisën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco