Izraeli arreston më shumë se 200 anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik

Izraeli arreston më shumë se 200 anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik

19:37, 23/12/2023
A+ Aa A-

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencisë Izraelite të Sigurisë (ISA) deklaruan sot se më shumë se 200 operativë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik janë arrestuar këtë javë.

Sky News raporton se ata u arrestuan në Gaza, dhe disa prej tyre janë dorëzuar vullnetarisht.

Deri më tani, Izraeli pretendon se ka arrestuar rreth 700 anëtarë të grupeve militante.Izraeli e ka përqëndruar sulmin e tij në very të Gazës. Sipas IDF-së çdo ditë ka përplasje dhe luftime të ashpra me anëtarët e Hamasit. Vetëm dje, IDF publikoi pamjet e një tuneli, i cili në brendësi të tij kishte ujë dhe energji elektrike dhe lidhej me godinën e një spitali aty afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco